Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pique kontestohet ashpër, mund të largohet nga grumbullimi i Spanjës

Spanja mund të ketë një tjetër mungesë të rëndësishme në sfidën e kësaj të Premteje ndaj Shqipërisë. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique. Deklaratat e këtij të fundit se është katalanas dhe dëshiron pavarsinë e Katalunjës, kanë ngjallur irritimin e tifozëve të përfaqësues La Roja, të cilët e ka kontestuar ashpër dhe e kanë vërshllyer mbrojtësin në stërvitjen e parë të Spanjës për ndeshjen me kuqezinjtë.

Për më tepër 30-vjecari ka prishur edhe raportet me shokun e tij të repartit në kombëtare, kapitenin e Realit të Madridit Sergio Ramos dhe gjasat janë që Pique të largohet nga grumbullimi i Spanjës dhe të mungojë në dy sfidat e fundit të grupit G kualifikues për Botërorin Rusi 2018, pasi prania e Piques në skuadër ka sjellë irritimin e tifozëve dhe është bërë e padurueshme.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....