Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Pique rrëfen rivalitetin me Realin: Casillas nuk më fliste në kombëtare

Në një rrëfim të gjatë për mediat spanjolle, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është rikthyer të flasë për rivalitetin me Realin e Madridit, duke zbuluar se kulmin e arriti kur trajner i kryeqytetasve ishte Jose Mourinho.

Mbrojtësi katalan deklaroi se Mourinho kishte depërtuar në mendjet e futbollistëve të tij dhe i kishte bindur ata t’i trajtonin si armiq kundërshtarët, teksa zbuloi edhe një detaj interesant me Iker Casillas.

“Rivaliteti me Realin arriti kulmin kur në stolin e tyre erdhi Mourinho. Ai vinte pas tripletës me Interin, por në El Clasicon e parë humbën 5-0. Mou kishte aftësi të depërtonte në mendjen e futbollistëve të tij dhe t’i bindte të na trajtonin si armiq. Mbaj mend që kur grumbulloheshim me përfaëqësuesen e Spanjës, Casillas nuk më fliste, ndonëse bëhej fjalë vetëm për futboll”, tha Pique.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...