Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pique “sulmon” Realin, PSG ironizon Barcelonën

Ka peshuar shumë disfata e dyfishtë në El Clasico për Gerard Pique. Mbrojtësi që është edhe një prej simboleve të Barcelonës nuk e ka përjetuar aspak mirë faktin që “Los Blancos” dominuan sërish për 90 minuta duke e mbyllur sfidën e dyfishtë të Superkupës së Spanjës me rezultatin e përgjithshëm 5-1. “Kemi shumë punë për të bërë por për të parën herë në 9 vitet e fundit ndihem inferior ndaj Realit”, shkruan në Twitter shtatlarti katalanas.

Një moment aspak i mirë në kampin blaugranana ku drejtori sportiv, Segura sqaroi se puna për Coutinho dhe Dembele vazhdon, ndërsa Pique shton se Barcelona nuk po kalon një nga momentet më të mira as si skuadër dhe as si klub. Në krahun tjetër, drejtori Segura hodhi poshtë zërat për konflikte në dhomën e zhveshjes. Por ndërsa Barcelona vuante në fushën e blertë, PSG argëtohej në rrjetet sociale. Pak momente pas golit të dytë të Benzema, klubi francez nuk kurseu një postim ironik në Twitter me foton e Neymar dhe me një fytyrë të qeshur. Me pak fjalë, në Paris po qeshin me atë që po ndodh në Barcelonë. Një thumbim në kufijtë e sjelljes sportive por që mund të qëndrojë pas asaj disfate 6-1 në Champions League që PSG pësoi pak kohë më parë në “Camp Nou”.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...