Kupa e Italise

Pirlo: Arritjet si trajner janë më të vështira, Interi nuk e kërcënoi asnjëherë portën!

Andrea Pirlo është i kënaqur me arritjet e tij si trajner në këtë sezon të parë debutues me Juventusin. Pas kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë, numri 1 i stolit të bardhezinjëve theksoi se Interi në gjysmëfinalen e kthimit nuk e kërcënoi për asnjë moment portën e Buffon ndërsa shtoi se arritjet si trajner janë gjithmonë më të vështira se ato si futbollist.

FINALJA – “Shpresoja që si debutues të fitoja Superkupën, të shkoja në finale të Kupës së Italisë dhe në 16 më të mirat në Champions League. Si lojtar ishte më e lehtë dhe gjithçka mbaronte pas ndeshjes. Si trajner duhet të mendosh menjëherë për sfidën e radhës dhe të mendoni për 30 mendje të ndryshme. Nuk kemi arritur asgjë akoma, ndaj duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e së shtunës”.

MBROJTJA – “Gjithmonë e kam thënë se jam me fat që kam katër qendërmbrojtës shumë të mirë. Ata po përshtaten me mënyrën tonë të mbrojtjes dhe po përmirësohen. Jo vetëm Chiellini me rikthimin e tij na ka ndihmuar, pasi edhe të tjerët po paraqiten shumë mirë dhe jam i lumtur për këtë.Çdo ndeshje është ndryshe dhe ne përgatitemi ndryshe. Interi nuk bëri pothuajse asnjë gjuajtje në portë dhe ne kishim mundësi. Jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e bërë. Që në fillim të sezonin ne mbrojmë me 4-4-2, por luajmë në një mënyrë krejt ndryshe. Vetëm në mbrojtje jemi 4-4-2”.

SULMI – “Shpresoj që t’i kem të gjithë gati. Nga fillimi i sezonin nuk i kam pasur nën urdhra të gjithë sulmuesit në të njëjtën kohë. Morata kishte ethe, kurse Dybala ende është i dëmtuar në gju. Kur t’i kem të tre në dispozicion, bashkë me Ronaldon, shpresojmë të gjejmë një zgjidhje. Ata rritin cilësinë e skuadrës sonë”, tha Pirlo.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency