Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Pirlo: Duam finalen, e njohim mirë Conten

Duhet të luajmë siç kemi bërë kohët e fundit. Kjo sfidë e madhe na jep mundësinë për të shkuar në finale, një objektiv që ne duam ta arrijmë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi të përgatitur për ta përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Kjo është mënyra se si Andrea Pirlo karikon skuadrën e tij në prag të ndeshjes së kthimit me Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Juventusi i gëzohet epërsisë 2-1 të arritur në “San Siro”, por pa neglizhuar në përballjen e “Allianz Stadium”.

“Ata janë shumë të organizuar. Ne e njohim mirë Conten, e dimë që kanë lojtarë shumë të forte. Kanë rikuperuar Hakimin dhe Lukakun, të cilët janë thelbësorë. Duhet të jemi të kujdesshëm “, – shtoi trajneri i Juventusit,

Pirlo nuk e kishte aspak problem të zbulonte emrat që do të hidhte në fushë .

“Grupi është në rregull përveç disa problemeve që do t’i vlerësojmë nga dita në ditë. Buffon do të kthehet në portë, Kulusevski gjithashtu do të luajë nga minuta e parë. Ne jemi shumë pozitive dhe besojmë në atë që bëjmë. Kemi objektiva specifikë që duam t’i arrijmë dhe po punojmë për ta. Humbjet na kanë bindur se kemi cilësi dhe se mund të bëjmë gjëra të mëdha.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...