Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pirlo: Interi të ketë kujdes, për titullin jemi edhe ne!

Juventusi bëri detyrën në sfidën ndaj Crotones, ndeshje që mbylli javën e 23-të të Serie A. Bardhezinjtë lanë pas dy disfatat radhazi ndaj Napolit në kampionat dhe Portos në Champions duke u rikthyer te fitorja falë dy golave të Cristiano Ronaldos, që u ngjit sërish në krye të listës së golashënuesve me 18 finalizime në total në kampionat dhe rrjetës së amerikanit Weston McKennie. Me këtë sukses Juvja e sheh veten në vendin e 3-të të Serie A me 45 pikë, 8 më pak se Interi kryesues por edhe me një ndeshje më tepër për të luajtur. Në konferencën pas ndeshjes Andrea Pirlo kërcënoi zikaltrit e Contes duke theksuar me bindje se Juventusi do të luftojë deri në fund për titullin kampion.

“Ishim pak nervozë në fillim dhe kjo ndoshta për shkak të humbjeve të fundit me Napolin dhe Porton. Golat pastaj na ndihmuan dhe na dhanë qetësinë e duhur. Më pas e menaxhuam mirë ndeshjen. Nisja nuk ishte më e mira, por e rëndësishme është të merrnim tre pikët. Rivalët për titull? Të gjitha skuadrat që janë pas Interit janë rivalë dhe ne jemi një prej tyre, që do të luftojmë deri në fund”.

Më pas Pirlo u ndal te Kulusevski, një prej blerjeve më të bujshme të Juves në këtë sezon i cili ende nuk është përshtatur si duhet. Ndaj Crotones suedezi edhe pse nuk është një sulmues i mirfilltë ishte partneri i Cristiano Ronaldos në repartin e avancuar me Pirlon që shpjegoi zgjedhjen e tij, me arsyetimin:

“Kulusevksi në sulm? Duhet të përpiqemi të lëvizim më mirë. Alvaro Morata nuk është ende në formën e tij më të mirë dhe i duhet pak kohë. Nëse kemi Ronaldon, atëherë sulmi duhet të vendoset në një tjetër mënyrë. Kulusevski nuk është sulmues dhe i kemi kërkuar lëvizje të ndryshme. Duhet të luajmë më gjerë, në mënyrë që të gjejmë Ronaldon pranë portës. Të luash me Juventusin dhe Parmën janë dy gjëra të ndryshme. Parma mbase ka luajtur më shumë në kundërsulm, kurse ndaj Juventusit skuadrat mbyllen në mbrojtje. Ai po përshtatet në një rol që nuk është i tij dhe po paraqitet mirë. Kulusevksi punon mirë edhe kur nuk ka topin dhe po na ndihmon shumë. Sigurisht që mund të bëjë edhe më shumë”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...