Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pirlo: Lazio skuadër e shkëlqyer, ja si mund ta fitojmë titullin!

Andrea Pirlo beson ende tek titulli kampion në Serie A, pavarsisht diferencës prej 10 pikësh që ka Juventusi me Interin kryesues, edhe pse duhet theksuar që kampionët e 9-viteve të fundit kanë luajtur një ndeshje më pak. Këtë të shtunë bardhezinjtë do të kenë përballë Lazion në një duel delikat i vlefshëm për javën e 26-të të Serie A me trajnerin e Juves që thuri elozhe për bardhekaltrit e Inzaghit.

“Lazio është ekip i shkëlqyer që ka luajtur së bashku për disa vjet. Ata kanë lojë të mirëpërcaktuar dhe rezultatet flasin për to. E dimë se do përballemi me një ekip, që do të luftojë për të arritur në majë. Po e përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ditur karakteristikat e tyre dhe e dimë se nuk do të jetë e lehtë.

Pirlo e ka edhe recetën sesi Juvja e tij mund të fitojë titullin kampion në këtë sezon që për bardhezinjtë do të ishte i 10-ti rresht.

“Të gjitha ndeshjet janë vendimtare për Juventusin. E tashmja është ndeshja e nesërme, ne do të përqendrohemi me të gjitha forcat tona për të fituar dhe pas kësaj do mendojmë vetëm për Porton. Në renditje, situata është e njëjtë me javën e kaluar. Ne duhet të jemi të gatshëm të mos bëjmë gabime në rast se bëjnë ato më lart. Ne po luftojmë në të gjitha frontet dhe për sa kohë që ka shpresë, ne do të duhet të japim gjithçka që të përpiqemi të fitojmë titullim kampion”.

Në lidhje me mungesat dhe problematikat në skuadër, Pirlo deklaroi.

“Është për të ardhur keq që Bentancur mungon, do duhet të shpikim diçka për të vendosur formacionin më të mirë në fushë. Kur luan shumë ndeshje, një ose dy ditë pushim është mirë. Kjo vlen edhe për Cristianon. Tani që jemi pak përpara fundit të sezonit, ai ka shtrënguar dhëmbët dhe do ta bëjë për aq kohë sa kemi nevojë. Ai ka treguar dhe vazhdon të demonstrojë profesionalizmin e tij të madh”.

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...