Pas nokautit kundër Interit në kampionat, për Andrea Pirlon dhe Juventusin vjen Superkupa e Italisë përballë Napolit. Një rast për të anuluar performancën e keqe të “San Siros” dhe ngritur trofenë e parë të sezonit. Në konferencën për shtyp në prag të kësaj finaleje, Pirlo bëri analizën e tij për ndeshjen kundër skuadrës së Gattusos:
“Napoli është i fortë, skuadër teknike, dhe dëshiron të luajë topin. Ata kanë lojtarë të shpejtë, dhe ne do të duhet të jemi të kujdesshëm. Si t’i sulmojmë? Ne provuam disa zgjidhje, shpresoj t’i shoh përsëri në fushë. Ata kanë një mbrojtje shumë të ngushtë dhe ne do të duhet të jemi të zotë në shfrytëzimin e mundësive që kemi”.
Në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushë, Pirlo shtoi:
“Do të luajë Szczesny-t, sepse Buffon kishte disa probleme. Finalja vjen në kohën e duhur, ne duam të kthehemi në fushë me vendosmëri për ta fituar këtë trofe. Luan Juve-Napoli, jo Pirlo -Gattuso. Jemi dy skuadra të forta, e meritonim të luanim këtë finale”.
