Serie A

Pirlo me profesion të ri, ambasador i Juventusit në Botë!

Andrea Pirlo në kërkim të një karriere të re. Edhe pse ka vetëm pak ditë që vari këpucët në gozhdë ofertat për ish mesfushorin për të vazhduar të jetë pjesë e futbollit nuk mungojnë. Juventusi është gati t’i besojë 38-vjeçarit një rol drejtuesi. Bardhezinjtë sipas asaj që shkruan gazeta torineze “Tuttosport”, po mendojnë t’i ofrojnë Pirlos rolin e ambasadorit të Juventusit nëpër Botë. Kampionët e Italisë nuk mund ta anashkalojnë impaktin që pati Pirlo te Juvja në 4 sezonet që luajti te kjo skuadër dhe janë gati ta presin krahëhapur rikthimin e tij, tashmë në një post drejtuesi. Vendimi tanimë është në dorë të ish mesfushorit të kombëtares italiane.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency