Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Pirlo: Nuk ka mbaruar gjithçka, Ronaldo më duhet të shtunën

I kënaqur nga fitorja në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndaj Interit, trajneri i Juves, Andrea Pirlo, shpjegoi se kthesa e skuadrës së tij erdhi me suksesin në Superkupën e Italisë, ndaj Napolit.

“Ajo humbje në kampionat, në derbin e Italisë, ishte një hap bosh. Nga ai moment u rigrupuam dhe erdhën fitore të tjera. Sonte ishte raundi i parë, nuk kemi bërë gjithçka akoma, prisni javën e ardhshme. Kjo fitore gjithashtu na lejon të përmirësohemi nga pikëpamja e ndërgjegjësimit të ekipit për forcën që kemi. E dimë që nëse jemi të përqendruar, të gjitha skuadrat e kanë shumë të vështirë ndaj nesh.”

Lidhur me reagimin e Ronaldos në momentin e zëvendësimit, Pirlo Sqaroi:

“Është normale, sepse zëvendësohesh në një ndeshje si kjo, dëshiron të vazhdosh të ndihmosh shokët tuaj të skuadrës, por gjithashtu duhet të mendojmë për kampionatin, pasi shtunën kemi një sfidë të rëndësishme. Ishte e drejtë ta nxirrnim në atë moment”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...