Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pirlo: Nuk na interesonin rezultatet e rivalëve, pas disa muajsh do ta shikoni Juven e vërtetë!

Një fitore që i jep qetësi Juventusit për vazhdimësinë. Suksesi në supersfidën ndaj Milanit ishte shumë i rëndësishëm për skuadrën e Andrea Pirlos  me trajnerin e bardhezinjëve që në analizën që i bëri sfidës foli me superlativa edhe për disa elementë në veçanti.

“Ishte e rëndësishme për ne, nuk ishim të interesuar për rezultatet e ekipeve mbi ne në renditje, pasi ishim të përqendruar në progresin tonë. Do të shohim pas disa muajsh ku jemi. Gjëja e rëndësishme ishte kjo frymë e një ekipi që dëshiron të ketë lojën në kontroll, veçanërisht kundër kryesuesve të Serie A në fushën e tyre. Ideja ishte ta mbanim nën presion dhe të mos e lejonim të shtynte përpara si zakonisht, veçanërisht kur kishte situata një kundër një”.

“Rabiot po vinte nga dy ndeshje në tribunë, kështu që ai ishte i freskët dhe i etur për të luajtur. Ai është një mesfushor, që bën të dy fazat e lojës dhe mendoj se as ai vetë nuk e kupton potencialin që ka. Bentancur ishte i lodhur dhe duke parë që ishte në rrezik të kartonit të dytë të verdhë, ne lëvizëm shpejt dhe e zëvendësuam atë. Të gjithë këtu mund të jenë zgjedhje e parë, por edhe zgjedhje e dytë. Unë jam me fat sa të jem në gjendje të zgjedh ndeshje pas ndeshje bazuar në situatën e momentit dhe karakteristikat e kundërshtarëve tanë”.

“Kishim shumë nevojë ta kishim Dybala në formën më të mirë pas problemeve të fundit. Ai ende ka disa probleme fizike dhe nuk ka qenë në më të mirën e tij gjatë gjithë sezonit. Kontrata e tij? Nuk është roli im të merrem me kontratat”, përfundoi Pirlo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...