Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pirlo pa Chiesën ndaj Parmës, por pritet rikthimi i Ronaldos

Humbja ndaj Atalantës ka komplikuar jo pak sezonin e Juventusit, që do të duhet të djersijë deri në javën e fundit për të siguruar një vend në zonën Champions, ndërsa telashet për trajnerin Andrea Pirlo vijojnë të shtohen.

Kështu një nga futbollistët më në formë të bardhezinjve, Federico Chiesa u dëmtua në transfertën bergamaske ndaj Atalantës dhe u zëvendësua pas më pak se një ore lojë, ndërsa sot u është nënshtruar edhe ekzaminimeve mjekësore.

Bëhet fjalë për një problem muskulor në kofshën e majtë, që do ta detyrojë anësorin italian të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën ndeshjen me Parmën, e planifikuar për të mërkurën në mbrëmje, ndërsa më pas gjendja do të vlerësohet sërish.

Ndërkohë lajm i mirë për Pirlon është rikthimi i Cristiano Ronaldos, që pritet të luajë nga minuta e parë në sfidën ndaj emilianëve, e cila është një detyrim për t’u fituar nga klubi bardhezi, që ka komplikuar jo pak rrugëtimin drejt një vendi në zonën Champions.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...