Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pirlo: Ronaldo është gati, Dybala ka probleme fizike, ja çfarë duhet të përmirësojmë

Juventusi do të luajë nesër në transfertë përballë skuadrës së ngjitur rishtazi në Serinë A, Spezias, me synimin për t’u kthyer te fitorja e munguar që prej javës së parë në kampionat, ndërsa trajneri Andrea Pirlo doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp ku foli për gjendjen në klubin bardhezi.

Si është gjendja e Ronaldos?
Ka dalë negative në dy tamponë radhazi dhe sot është stërvitur i diferencuar. Ka punuar edhe në shtëpi, por nuk është e njëjta gjë si në fushë. Megjithatë nesër do të udhëtojë me skuadrën dhe do të shohim nëse do të luajë nga fillimi apo jo.

Si po ecën rikuperimi i De Ligt, Chiellinit dhe Bonuccit?
Rikuperimi i De Ligt po ecën shumë mirë, por ortopedi vendosi që të qëndrojë edhe një javë pushim për të mos rrezikuar asgjë. Bonucci dje u stërvit i diferencuar, ndërsa sot me grupin, ndaj do të jetë gati për ndeshjen ndaj Spezias. Ndërkohë Chiellini nuk është grumbulluar, pasi është mirë, por vijon procesin e rikuperimit të plotë.

Sa e njihni Spezian?
Është një skuadër e ngjitur rishtazi në Serinë A dhe do të synojë të grumbullojë sa më shumë pikë, për të qëndruar gjatë këtu. Njoh mjaft mirë trajnerin e Spezias, pasi kemi bërë kursin bashkë dhe e di se çfarë skuadre dëshiron të hedhë në fushë.

Çfarë i mungojnë këtij Juventusi?
Na mungon pak soliditet në rikuperimin e topave, ndonëse vijojmë të jemi skuadra me mbrojtjen e dytë më të mirë pas Napolit. Duam të luajmë një futboll ofensiv dhe imponues, gjë që ka edhe riskun të lësh disa hapësira më shumë, por besoj se jemi në rrugën e duhur për t’u përmirësuar.

E ndjeni presionin e shkarkimit?
Unë jam mësuar me presionin, pasi e kam ndjerë edhe kur isha futbollist e nuk ka si të mungojë tani që jam trajner. Presioni dhe përgjegjësia nuk më surprizojnë, por përkundrazi, më nxitin të bëj gjithmonë e më mirë.

Rezultatet nuk flasin në favorin tuaj…
Ne kemi si plan që të ndërtojmë lojë dhe të marrim rezultat njëkohësisht, por jam këtu prej 70 ditësh dhe nuk e kam stërvitur skuadrën më shumë sesa 22-23 ditë. Edhe në ato ditë, nuk i kam pasur të gjithë futbollistët në dispozicion, ndaj është normale që të ketë një mungesë fluiditeti, pasi disa pozicione nuk janë kuptuar ende si duhet nga lojtarët.

Dybala duket se ka një ngërç psikologjik…
Jo, ka thjesht një problem fizik. Ka qëndruar jashtë fushave për 100 ditë dhe ishte diçka e pritshme. Kur kthehesh nga dëmtime të tilla, ndeshjen e parë e luan gjithmonë me entuziazëm, por më pas ndjen një lodhje që është normale dhe kalon me 4-5 ndeshje radhazi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...