Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pirlo: Ta sigurojmë zonën Champions në fushë, Donnarumma nuk më intereson

Ndërkohë që nuk dihet ende nëse do të pezullohet nga UEFA për nismën e Super Ligës, Juventusi do të duhet të fitojë në fushë të drejtën për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Këtë e di mjaft mirë trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo, i cili nesër ndaj Milanit luan jo vetëm për arritjen e objektivit të mbetur këtë sezon, por njëkohësisht edhe për të ruajtur vendin e tij në pankinë të paktën deri në fund të sezonit.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, Pirlo pranoi se ndaj Milanit do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme dhe kërkoi nga të tijtë që të tregojnë përqendrim maksimal, pasi në sprintin final të kampionatit nuk ka shumë kohë për të rikuperuar.

“Zërat jashtë fushe nuk ndikojnë, pasi ne jemi të përqendruar të sigurojmë zonën Champions në fushë dhe pjesa tjetër u përket drejtuesve. Ndaj Milanit nuk do të jetë aspak e lehtë, megjithatë ne duhet të bëjmë një 90-minutësh me përqendrim maksimal, që të marrim tre pikët”, deklaroi tekniku bardhezi.

Sa i përket formacionit, Pirlo u shfaq i kënaqur që do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët dhe shmangu komentet në lidhje me situatën e krijuar rreth Donnarummës, portier i Milanit, që mund t’u bashkohet bardhezinjve në verën e ardhshme.

“Për fat të mirë i kam të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të shohim nesër paradite se cilin do të hedhim nga minuta e parë. Donnarumma është portier i Milanit dhe nuk më shqetëson aspak situata e krijuar rreth tij, ndërsa për Szczesnyn mund t’u them se nuk ndikohet nga zërat e merkatos”, u shpreh trajneri Pirlo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...