Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Pishinë dhe shkallë me diamant, Antony trashëgon shtëpinë e Pogba, braziliani: Duhen ndryshime!

Manchester United këmbënguli fort në merkaton e verës për të transferuar në Old Trafford nga Ajax, Antony. Anglezët ia dolën të bindnin holandezët në limitet e merkatos, ndërsa koha e pakët në dispozicion, bëri që yllin e ri të skuadrës ta akomodonin në shtëpinë luksoze të lënë bosh nga Paul Pogba i cili u largua me destinacion Juventusin.

Së fundmi, braziliani e pranon se shtëpia e cila kushton 2.9 milionë paund dhe që në përbërje të saj ka shkallë të zbukuruar me diamantë, ka nevojë për disa ndryshime pasi në ambiente të veçanta të saj, si përshembull në tavolinën e bilardos gjenden ende incialet e Paul Pogba.

“Më duhet të bëj disa ndryshime në shtëpinë e re në Manchester. Aty ka jetuar Pogba dhe ka ende inciale të tijat në tavolinën e bilardos. Shkallët me diamant? Ashtu është tipi i Pogba, mua më vjen mirë që jetoj në shtëpinë e një lojtari që konsiderohet “yll” edhe pse shijet e tij janë disi të çuditshme”, tha Antony.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...