Formula 1

Pilotët kundër pistës së Abu Dhabit, Formula 1 humbet spektaklin

Me Çmimin e Madh të Abu Dhabit u mbyll përfundimisht edhe edicioni i 71-të i Formula 1, sidoqoftë gara në Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmoi vërtet pak Liberty Media-n në promovimin e kampionatit botëror. Një vit më parë korporata amerikane bleu grupin e Formula 1 për shumën 4,4 miliardë dollarë, megjithatë gjërat mbetën po njësoj dhe ndryshimet e mëdha mesa duket kërkojnë shumë kohë. Një orë e gjysmë përpara startit të garës së 20-të sezonale, drejtuesi më i lartë i sektorit të marketingut, përsa i përket këtij kompeticioni, Sean Bratches, prezantoi me entuziazëm logon e re të botërorit të Formula 1, sidoqoftë i gjithë ky entuziazëm u shua shpejt pas garës ndoshta më të mërzitshme të kampionatit. Në fakt, në Abu Dhabi, nëse Daniel Ricciardo nuk do të kishte patur probleme hidraulike në makinën e tij, renditja përfundimtare do të ishte ekzaktësisht e njëjtë për 9 pilotët e parë. Pra, nga radha e nisjes nuk ndryshoi absolutisht asgjë me përjashtim të dyshes Felipe Massa – Fernando Alonso, gjithsesi edhe në këtë rast piloti spanjoll siguroi parakalimin vetëm falë ndihmës së ekipit, nëpërmjet box-it. Emocionet e vetme në start i dhuroi dueli Lance Stroll – Romain Grosjean, ndërsa për pjesën tjetër ndoshta mund të veçohet tentativa e vakët e kampionit në fuqi Lewis Hamilton në fund ndaj shokut të skuadrës Valtteri Bottas. Makinat u rreshtuan gati – gati si vagonë në një tren të improvizuar, megjithatë një ide më të qartë në lidhje me nivelin e spektaklit që ofroi gara në Emirate e krijon vetë piloti britanik, që pranon se duhet modifikuar patjetër pista e Abu Dhabit për të mundësuar parakalimet, megjithëse 4 herë kampioni i botës e kupton më së miri se për këtë nevojiten shumë para. I mbajti ison gjithashtu 32-vjecarit britanik edhe piloti holandez Max Verstappen, që me sarkazëm rrëfeu se nëse do të kishte patur një jastëk do të kishte marrë një sy gjumë brenda makinës së tij. Pra, cirkuite ku është pothuajse e pamundur për të parakaluar, gomat e vitit 2017 që konsumohen fare pak si dhe kujdesi i tepruar për konsumin, janë pak a shumë këto karakteristikat e Formulës 1 të ditëve të sotme dhe kur të gjitha këto bëhen bashkë në një pistë si kjo në Abu Dhabi është vërtet e pamundur që të ketë spektakël. Të njëjtën gjë tha edhe Kimi Raikkonen, që deklaroi se Ferrari i tij ishte në rregull, por për të kursyer karburantin ishte i shtrënguar për të frenuar 200 metra përpara pikës së zakoshme të frenimit, madje të njëjtën gjë ishte i detyruar për të bërë edhe Verstappen, që ishte prapa tij. Receta si përherë është tepër e komplikuar dhe vendimi për të zhvilluar aerodinamikën dhe zmadhuar përmasat e gomave i ka bërë më impenjative makinat, por në krahun tjetër kjo zgjidhje ka komplikuar ndjeshëm çështjen e parakalimeve. Ross Brown po merret me karburantin dhe 63-vjecari anglez synon limitimin ose heqjen fare të fluksometrit. Në fund problem më vete mbetet edhe gara përmbyllëse, shpesh përcaktuese për fatin e kampionatit, sepse zgjidhja më e mirë duket zhvendosja në një pistë më spektakolare si Interlagosi, por incidentet që patën drejtuesit e skuadrave të ndryshme dhe Pirelli-t anuluan për çështje sigurie edhe vetë testet në Brazil, kështu që fatin për të pritur garën e fundit mund ta ketë pista teksane në Austin, një zgjidhje që do të kënaqte pa masë edhe vetë padronët e rinj amerikanë, për më tepër kjo pistë është dizenjuar nga projektuesi i famshëm gjerman Hermann Tilke.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency