Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pjanic: PSG klub i madh, dua të fitoj Championsin

Miralem Pjanic “tremb” tifozët e Juventusit me deklaratën e tij për Canal+ të Francës. Mesfushori boshnjak nuk e përjashtoi mundësinë e largimit nga bardhezinjtë, për t’iu bashkuar PSG, që e konsideroi një klub të madh në Europë.

“Jam prej 8 vitesh pjesë e Serisë A, luaj në një klub të madh dhe të gjithë duhet të jenë dakord për këtë,” – iu përgjigj 29-vjeçari pyetjes rreth një transferimi të mundshëm te PSG. – Për momentin nuk po mendoj për këtë, por për ta mbyllur sa më mirë sezonin tim. Të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë pushimeve. E respektoj shumë këtë klub ku luajnë lojtarë shumë të mirë.”

Por cilat janë objektivat e mesfushorit boshnjak në të ardhmen?

“Objektivi im kryesor është të fitoj Champions League-n.”

Me Juventusin, PSG-në apo ndonjë klub tjetër europian, kjo mbetet për t’u parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...