Serie A

Pjanic vendos të rinovojë, me Juven deri në vitin 2023

Massimiliano Allegri tani mund të marrë frymë lirisht, sepse “truri” i bardhezinjve, Miralem Pjanic, ka vendosur të rinovojë kontratën me Juventusin. Marrëveshja e re e mesfushorit boshnjak me kampionët e Serisë A do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023.

28-vjeçari prej kohësh është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha, por Juventusi po e blindon për një rinovim kontratë nga e cila mesfushori do të përfitojë 6 milionë euro neto në sezon, teksa paga e tij aktuale është 4.5 milionë.

Pjanicit i skadonte kontrata në vitin 2021, me Psg, Manchester United, Real Madrid dhe Barcelonën që shpresonin ta bënin pjesë të organikës së tyre, po me këtë lëvizje të fundit të Juventusit duhet të ndryshojnë objektiv, ose t’i ofrojnë ekipit italian një shumë të parezistueshme për kartonin e tij.

To Top