Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mertens rikthen Napolin në krye, Milani ‘gjen problemin’ ndaj Chievos

Dries Mertens mposht i vetëm Genoan dhe rikthen Napolin në krye të Serisë A. Skuadra e Sarrit e pa veten në disavantazh që në minutën e 3-të, pas një goli të Taarabt, që përfitoi nga një vendosje e gabuar e Hysajt. Gjithsesi, holandezi shënoi dy herë në pjesën e parë dhe përmbysi rezultatin. Në minutën e 60’, Mertens shfrytëzoi një asist të Insignes, për të shënuar tripletën personale, por Izzo rihapi llogaritë duke shënuar në minutën e 75-të dhe duke i bërë minutat e mbetura më emocionante.

Juventusi nuk e diskutoi SPAL-in, teksa i shënoi 2 herë në 45 minutat e para. Kanë qenë pikërisht Bernardeschi dhe Dybala, autorët e golave për bardhezinjtë, por Paloschi ngushtoi diferencën dhe rihapi llogaritë për pjesën e dytë. Gjithsesi, edhe në këtë 45 minutësh, skuadra e Allegrit shënoi 2 gola të tjerë, me anë të Higuainit dhe Cuadrados, duke fiksuar rezultatin final 4-1.

Lazio e Inzaghit shkëlqen edhe në një fushë të vështirë si ajo e Bolognës, teksa krahas dy golave të shënuar në 45 minuta, e ka edhe luksin të humbë një 11 metërsh me anë të njëriut gol, Ciro Immobile. Në pjesën e dytë, Luliç shënon në portën e Strakoshës, duke vënë në diskutim fitoren e bardhekaltërve, por Bologna nuk arrin të barazojë.

Roma dominon ndaj Crotones, por golin e gjen vetëm një herë, në pjesën e parë, pas një 11 metërshi të ekzekutuar saktë nga Perrotti.

Milani duket se e gjen ‘problemin’ dhe me Bonuccin e pezulluar, rikthehet te fitorja, duke mposhtur bindshëm Chievon, me rezultatin 1-4. Suso ishte heroi i kuqezinjve në pjesën e parë, pasi zhbllokoi rezultatin dhe u bë protagonist te autogoli i Cesar-it, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Calhanoglu dhe Kaliniç. Chievo shënoi golin e vetëm me anë të një ish milanisti, pikërisht Valter Birsës. E vetmja gjë që ia ‘prishi qejfin’ Montellës në këtë takim, ishte dëmtimi i rëndë i Calabrias, pas një përplasjeje me një lojtar të Chievos. Mbrojtësi kuqezi u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit, për të marrë një ndihmë më të specializuar.

Fiorentina e Piolit mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Torinon, ndërsa Udinese triumfoi në transfertën ndaj Sassuolos. Cagliari mposhti Beneventon 2-1, duke e lënë këtë të fundit sërish në kuotën e 0 pikëve, edhe pas javës së 10. Minutat e fundit ishin dramatike, me miqtë që barazuan në minutën e 3-të shtesë, por Caglairi shënoi sërish në të 95-ën.

Pas 10 javëve të para, Seria A kryesohet nga Napoli, me 28 pikë, I ndjekur nga Interi me 26 dhe Juventus e Lazio me 25. Renditjen e mbyll Benevento e Memushajt dhe Gjimshitit, që vijon të mbetet në kuotën e 0 pikëve.

Genoa-Napoli 2-3
Chievo – Milan 1-4
Juventus –Spal 4-1
Fiorentina – Torino 3-0
Roma – Crotone 1-0
Bologna – Lazio 1-2
Cagliari – Benevento 2-1
Sassuolo – Udinese 0-1
Atalanta – Verona 3-0
Inter – Sampdoria 3-2 (Dje)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...