Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Plagosja e rëndë e policit në Olympiacos-Panathinaikos, kërkohet ndërprerja e të gjitha aktiviteteve sportive në Greqi

Ndeshja e volejbollit mes Olympiakos dhe Panathinaikos mbrëmjen e së enjtes ka përfunduar në mënyrën më të rëndë të mundshme.

Nga trazirat mes tifozëve të dy skuadrave që janë rivalë të përhershëm mbeti i plagosur rëndë një polic.

Lexoni edhe:

Ndërsa 31-vjeçari po lufton për jetën, Policia e Përgjithshme e Shtetit po vazhdon me arrestimet, të cilat deri më tani kanë shkuar në 424, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Incidentet dhe plagosja shumë e rëndë e policit “shkallëzuan” zhvillimet në shumë nivele. Federata Panhelene e Oficerëve të Policisë dhe Federata Panhelene e Punonjësve të Policisë kanë dalë me një deklaratë, ku kërkojnë pezullimin e të gjitha kampionateve, në të gjitha sportet.

Në deklaratë shprehin zemërimin dhe pikëllimin e tyre për “sulmin vrastar ndaj kolegut të tyre”, duke i kërkuar njëkohësisht kryeministrit Kyriakos Mitsotakis të ndalojë menjëherë, sot, të gjithë kampionatet në çdo sport.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...