Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Plaku dhe Avdyli: Kemi marrë një premtim nga presidenti, japim maksimumin

Nuk është e thjeshtë të gjesh motivimin për të punuar  nëse në llogarinë tënde bankare nuk ka kaluar paga e përmuajshme që je dakordësuar nëpërmjet një kontratë me punëdhënësin, aq më keq kur bëhet fjalë për disa pagesa. Futbollistët kryesorë të Kamzës vendosën që kundër Partizanit të mos zbrisnin në fushë, gjithçka në këtë jetë komandohet nga sistemi nervor dhe lojtarët psikologjikisht nuk ishin të gatshëm. Gjendjen që kanë kaluar më mirë se askush e sqarojnë kapiteni Sebino Plaku dhe portieri Ilir Avdyli.

Sebino Plaku: Vetë situate është e ngarkuar. Është në vazhdën e ngjarjeve. Kemi pretenduar që kemi bashkëpunim me bashkinë dhe presidentin Qarri. Kemi dëgjuar që kryetari i Bashkisë nuk dëshiron të bashkëpunojë. Kjo situatë u reflektua edhe në ndeshjen me Partizanin.

Avdyli: Situata jonë është e vështirë, jemi të rënduar psikologjikisht. Kemi marrë garanci nga presidenti që financat do të shlyhen në ditët bë vazhdim.

Kamza vijon të stërvitet, Gjoka është në krah të futbollistëve të tij dhe serioziteti pavarësisht situatës është i pranishëm në përgatitjet e ekipit. Klubi ka ofruar disa garanci dhe “akulli” duket se është shkrirë, nuk do të ketë bojkot, të paktën për momentin

Plaku: Unë jam kapiten dhe në shumë raste më të duhet të bëj edhe ndërmjetësin. Kemi marrë një premtim nga presidenti Qarri. Do të vazhdojmë dhe do të harrojmë gjithçka,  të japim maksimumin. Një gol në fushën kundërshtare mund të na ndihmojë që të kualifikohemi.

Avdyli: Do të jap maksimumin siç kam bërë deri tani. Shpresoj që ta kalojmë këtë tur, na mjafton një gol. Mund të rezultojë kthesa e sezonit.

Kamza e nisi sezonin me objektiva të mëdha, por gjithçka marrëdhëniet mes administratorit Naim Qarri dhe kryetarit të bashkisë, Mziu, u krisën ndoshta përfundimisht dhe sot skuadra pavarësisht garancive ndodhet në mes të një udhëkryqi me pak shpresë dhe shumë pikëpyetje për të ardhmen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...