Kategoria Superiore

Plaku flet si kuksian: Mos më krahasoni me Gurin, kalojmë minimalisht një tur në Europë

Kur zhvillon një sezon të përsosur është normale që në tryezë të shohësh oferta të rëndësishme. Sebino Plaku i studioi dhe vendosi që të paktën për kompeticionet europiane t’i bashkohet Kukësit duke e ditur mirë se evente të tilla janë vitrinë e shndritshme për çdo futbollist.

Krahasimi me Sindrit Gurin ndoshta nuk është më i përshtatshmi sespe karakteristikat e Plakut nuk janë të njëjta me ato të sulmuesit shkodran, sipas tiranasit çdo lojtar shkruan historinë e tij të veçantë në klubet ku luan.

Ardhmja e sulmuesit tek blutë ka një qëllim të vetëm përforcimin e skuadrës dhe cilësitë e Sebino Plakut janë të pamohueshme, ndërkohë që objektivi është kalimi i të paktën një raundi në Europë.

Marrëveshja mes 33-vjeçarit dhe Kukësit parashikon bashkëpunim vetëm për kompeticionet europiane, por nëse gjërat shkojnë në mënyrën e duhur kjo bashkëjetesë mund të vijojë edhe në sezonin e ri.

To Top