Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Plaku: Gati për sfidat me Kukësin, në Champions nuk ka rivalë të lehtë

Koha fluturon kur ndihesh mirë. Kjo vlen mbi të gjithë për Sebino Plakun, që vetëm dhjetë ditë më parë iu bashkua Kukësit, për të qenë një prej protagonistëve të edicionit të ri. Nga Sllovenia ku veri-lindorët po përgatiten, sulmuesi premton se do të justifikojë në fushë besimin e dhënë nga klubi.

33-vjeçari foli edhe për duelin me La Vallettan, në turin e parë kualifikues të Champions. Sipas Plakut edhe pse liga malteze ka nivel më të ulët rivalët meritojnë respekt, ndërsa fakti që Kukësi e luan ndeshjen e parë si ekip pritës e bën sfidën edhe më të vështirë.

Pas aventurave të panumërta në karrierë, Sebino Plaku shprehet gati edhe për sfidën e re me Kukësin, me skuadrën e Pacult që përveç ambicieve europiane e nis sezonin e ri si pretendente për titullin.

Ndërkohë, Kukësit në stërvitje iu bashkua edhe përforcimi më i ri në merkato, Haris Harba. Menjëherë pas prezantimit, qendër-sulmuesi boshnjak u vendos nën urdhrat e stafit teknik. Me ekipin gjatë fazës përgatitore në Slloveni pritet të bashkohet edhe mbrojtësi Simo Rrumbullaku, i cili ka përfunduar ditët e pushimeve shtesë të dhëna nga klubi dhe do të luftojë për vendin e titullarit në krahun e majtë, pozicion ku është afruar edhe Vangjel Zguro.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...