Serie A

“Plaku” Ibra: Të isha 20 vjeç …, më gjykoni si një të ri  

 

Milani e rifilloi aty ku e la në fund të sezonit të kaluar, siguroi suksesin e parë sezonal, i mbështetur në shpatullat e gjera të  Zlatan Ibrahimovicit, i cili, pas dygolëshit ndaj Bolognas, u shpreh:

“Po të isha 20 vjeç, do të kisha shënuar edhe dy gola të tjerë, por jam 39. Jam si Benjamin Button: kam lindur i vjetër, por do të vdes i ri. T’i lemë shakatë, ekipi ka punuar mirë, mund ta kuptoni që nuk jemi ende në njëqind për qind, por ishte e rëndësishme të fillonim mirë. Qëllimi është të bëjmë më mirë se vitin e kaluar dhe të rinjtë po ecin mirë. Ata po punojnë, dëgjojnë dhe kanë disiplinë. Pas gjashtë muajve të fundit ata e dinë se çfarë duhet për të bërë mirë.”

Sulmuesi suedez, më i miri në premierën e sezonit të luajtur në “San Siro”, konfirmohet gjithnjë e më shumë lider i “Djallit”.

“Më pëlqen të kem këtë përgjegjësi, presioni më i madh vjen nga vetja ime. Nuk dua që të flitet për moshën time duke më krahasuar me lojtarët e tjerë, ne duhet të gjykohemi në të njëjtin nivel. Më pëlqen të gjykohem në të njëjtën mënyrë, si një 20-vjeçar “.

Sidoqoftë, për objektivat sezonalë suedezi nuk rrëmbehet nga entuziazmi i tepërt:

“Këtë vit duhet të mendojmë nga ndeshja në ndeshje, të luajmë me vetëbesim, sikur të ishte gjithmonë një finale. Objektivat janë madhorë. Deri ku? Është sekret”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency