Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Plaku midis Norvegjisë dhe Superiores

Sebino Plaku në dyshim për të vijuar karrierën në Superiore ose në Norvegji. 33-vjeçari, autor i 13 golave këtë edicion me Kamzën është përfolur shumë në këtë periudhë si përforcim i disa ekipeve. Megjithatë vetë sulmuesi do të niset të shtunën drejt Norvegjisë për të kaluar pushimet dhe gjasat janë që qëndrimi i tij në vendin skandinav të zgjatet më shumë. Vetë lojtari ka bërë të ditur për Supersport se ka një opsion për të vijuar atje karrierën e tij, teksa Norvegjia nuk është e panjohur për të. Në 2008-ën Sebino Plaku luajti për Ham Kam, një aventurë e shkurtër në të cilën nuk la shumë gjurmë. Megjithatë situata është ndryshe, futbollisti është më i pjekur pas aventurave në Poloni me Slask si dhe aktivizimin dhe fitimin e titujve kampion me Skënderbeun. Edicioni i fundit me Kamzën konfirmoi cilësitë e lojtari i cili mesa duket ka shtuar fansat edhe jashtë kampionatit shqiptar pavarësisht moshës së tij. Kukësi dhe Kastrioti ishin emrat e parë që dolën në skenë për shërbimet e tij ndërkohë që drejtuesit e Kamzës kanë bërë të ditur se goleadori dhe kapiteni i tyre do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për edicionin e ri. Tashmë Plaku ka shtuar admiruesit e tij dhe vera pritet të jetë shumë e nxehtë për të, me skuadrat të vendosura në radhë për shërbimet e sulmuesit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...