Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Plaku si trajner i Kamzës: Është koha të marrim përgjegjësitë

Një takim mes presidentit dhe lojtarëve me dyer të mbyllura që nuk zgjati më shumë se sa 10 minuta, aq sa mjafton për të konfirmuar besimin absolut që numri 1 i klubit të Kamzës, Naim Qarri, ka të futbollistët e tij, e më pas nisja e seancës stërvitore nën drejtimin e trajnerit të portierëve, Bledi Vashakut, dhe kapitenit Sebino Plaku, i cili u vendos në shërbim të skuadrës duke mbuluar edhe rolin e  trajnerit provizor. Shkarkimet e Devollit dhe Duros kanë ndikuar dhe duke iu referuar fjalëve të Plakut, ndoshta nuk u është dhënë koha e duhur. 33-vjeçari veshi me përgjegjësi edhe skuadrën për situatën kritike.

Më vjen keq, sepse si Devolli dhe Duro ndoshta u nevojitej më shumë kohë. Ndoshta edhe ne lojtarët duhet të rritim marshin dhe të marrim më shumë përgjegjësi. Duhet të ulim kokën, të bëjmë më të mirën dhe t’u kthehemi rezultateve pozitive.

Golat nuk kanë ardhur dhe, nëse sezonin e shkuar sulmuesi gjente rrugën e rrjetës me thjeshtësi, në këtë sezon melodia ka qenë deri diku me nota stonuese. Mund të kenë ndikuar disa faktorë, por Plaku nuk e kërkon fajin askund, përveçse tek vetja e tij.

Kemi krijuar shumë raste këtë vit, por nuk kemi konkretizuar. Po mundohemi ta zgjidhim, nëse është çështje fokusimi apo diçka tjetër. Duhet ta gjejmë zgjidhjen tek vetja, duhet të jem më efikas.  

Sfida e radhës kundër Kastriotit është jetike për Kamzën dhe fitorja është e domosdoshme.

Do të jetë ngarkesë emocionale shumë e fortë për të dyja skuadrat, fitorja për ne është e domosdoshme.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...