Kategoria Superiore

Plaku si “vera”, është ai shpëtimtari i Kastriotit!

Njohësit e mirë të verës, e dinë që ajo cilësorja përmirësohet me kalimin e viteve. Në futboll është paksa e vështirë të mendosh që me kalimin e viteve, një futbollist do të vijë duke u përmirësuar, por ashtu si vera cilësore, dhe futbollistët cilësorë, pavarësisht viteve që kanë mbi supe, klasin e kanë gjithmonë të njëjtë. Sebino Plaku, për të dytën ndeshje radhazi shënoi për Kastriotin, shmangu një humbje në minutat e fundit por më tepër se golat vendosja e tij në fushë, lëvizshmëria e tij përpara portës dhe krijimi i hapësirave vlen më tepër, pasi krijon mundësi për skuadrën dhe për vete.

E vërtetë që ndaj Apolonisë shpërdoroi dy mundësi që me pak kujdes dhe mund t’i kishte shënuar, por ishte meritë e tij që u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur duke lexuar mjaft mirë lojën e kolegëve të tij. Nuk është rastësi që dhe dy nga katër golat e Kastriotit në këtë fillim sezoni të mbajnë firmën e tij. Ashtu si dhe dy pikë më tepër për ekipin në renditje. Sigurisht ka ende nevojë të fitojë formën e duhur, por kur një sulmues 35- vjeçar në formë ende jo të plotë, arrin të shënojë dy herë në 3 javë, atëherë ekizston bindja se me Plakun në sulm, Kastrioti ka një garanci.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency