Angli

Planet e Lukakut për të ardhmen/ Tuchel: I mora vesh prapaskenat vetëm 5 minuta më parë

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel zbuloi se ishte acaruar kur kishte parë lajmet se agjenti i Romelo Lukakut kishte zhvilluar bisedime me pronarët e rinj të klubit në prag të finales së FA Cup.

Agjenti i sulmuesit konfirmoi se kishte në plan për të biseduar me pronarët e rinj të klubit për të ardhmen e klientit të tij në “Stamford Bridge”, vetëm një ditë pas ndeshjes së “bluve” në “Wembley”.

Kalimi i belgut te Chelsea nuk rezultoi aq produktiv saç pritej, ndërsa së fundmi po flitej për një rikthim të tij në Seria A, me Interin dhe Milan të dy të interesuar për sulmuesin.

Përpara ndeshjes së fundit të tyre, atë ndaj Leeds, trajneri gjerman tha: “Nëse ai planifikon të flasë me pronarin, atëherë ndoshta nuk është plani i tij të flasë me mua. Është e drejta e tij dhe ne do të flasim me këdo dhe do të vlerësojmë situatën e çdo lojtari, përfshirë Romelon. Jam vënë në dijeni vetëm pesë minuta me parë. Ndonjëherë në futboll tensioni është aq i lartë, nga situata që nuk dëshiron t’i kesh para ndeshjeve të mëdha. Për mua nuk është shpërqendrim dhe shpresoj se nuk është për të gjithë ata që punojnë me ekipin.”

Lukaku dukej se i kishte dhënë një shtysë Tuchelit përpara ndeshjes ndaj Leeds. Belgu shënoi një dygolësh ndaj Wolves para se të shënonte edhe ndaj Leeds në mesjavë, por deri në këto momente Lukaku nuk kishte shënuar asnjë gol në Premier League që nga barazimi 1-1 ndaj Brighton më 29 dhjetor.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency