Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Plani i DLF-së pas rritjes së infektimeve, klubet e Bundesligës në izolim për dy javë

Drejtuesit e Ligës së Futbollit Gjerman (DFL), ku përfshihen 18 klubet e Bundesligës dhe 18 të tjera të Bundesligës 2, pra në total 36 klube, kanë vendosur të kalojnë një periudhë dyjavore në izolim total në fund të muajit prill për shkak të rritjes së rasteve me COVIDd-19.. Sipas “Kicker”, bazuar në një letër që DFL u ka dërguar klubeve kohët e fundit, organi drejtues i garës po shqyrton izolimin e ekipeve në një kamp të përbashkët stërvitor midis 14 dhe 26 prillit, periudhë që përkon me javët 29, 30 dhe 31 në të dyja kategoritë.

Sigurisht që nuk ka një vendim zyrtar, megjithatë DFL i ka njoftuar klubet për këtë plan, për të qenë e përgatitur për çdo situatë të mundshme. Nëse ky plan do të marrë jetë, njoftimi zyrtar duhet t’u shkojë klubeve tetë ditë përpara nisjes së izolimit.

Nuk do të ishte hera e parë që ndodh kjo gjë, pasi edhe majin e kaluar, DFL vendosi një lloj izolimi për të gjitha klubet, përpara se të ktheheshin në stadiume.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...