Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Plas pandemia te Ferencvaros, infektohet edhe Myrto Uzuni

Myrto Uzuni nuk ka mundur t’i shpëtojë infektimit me koronavirus. Mediet hungareze raportojnë se sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë është një nga të prekurit me Covid-19, teksa në klubin e Ferencvaros janë infektuar disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit teknik.

Një situatë e tillë ka detyruar drejtuesit që të anulojnë fazën përgatitore të janarit, e cila ishte programuar për tu zhvilluar në Marbella të Spanjës. Ferencvarosh ka anuluar ndeshjet miqësore të programuara për tu luajtur gjatë kësaj periudhe: ato ndaj zviceranëve të St Gallen dhe Lugano, dhe duelin kundër rumunëve të Cluj.

Uzuni është lojtari me statistikat më të mira këtë edicion te kampionët në fuqi, teksa u shpall dhe lojtari i vitit në Hungari. Sulmuesi nga Berati ka shënuar 7 gola në kampionat, 8 gola në Kupë dhe 4 gola në Kupat e Europës, në total 19 realizime, që konfirmojnë formën e mirë që po kalonte 26-vjeçari.

Uzuni e ka ndihmuar Ferencvaros që të renditet në vendin e parë në elitën e futbollit hungarez, me ekipin e tij që pas 16 ndeshjesh renditet në vendin e parë me 35 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Kisvarda – ku luajnë Jasir Asani, Herdi Prenga dhe Driton Camaj – me këta të fundit që kanë luajtur një ndeshje më shumë.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...