Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Plas” rrjeti në Angli, shorti i Champions League i trukuar. U favorizuan italianet!

Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën çerekfinale të Champions League teksa u përcaktuan edhe përballjet në gjysmëfinale. Fati nuk ishte me dy klubet angleze të mbetura në garë, Chelsea dhe Manchester City që “peshkuan” respektivisht Real Madrid dhe Bayern Munich. Skuadrat që do të kualifikohen nga këto përballje do të ndeshen me njëra-tjetrën edhe në gjysmëfinale.

Lexo edhe:

Nga krahu tjetër, Milani do të përballet me Napolin ndërsa Benfica me Interin. Tre italiane nga një krah bëjnë që të rriten mjaftueshëm shanset që një prej skuadrave të Serisë A të mbërrijë deri në finale. Në këtë formë, në Angli kanë nisur komentet e shumta që shënjestrojnë UEFA-n teksa theksohet ideja se shorti ishte i manipuluar me qëllim për të favorizuar skuadrat italiane.

Në sajtin zyrtar të Chelsea-t kanë mbërritur komente të shumta ku shprehen se është e pamundur që skuadra e tyre të luajë për të tretin sezon radhazi kundër Real Madrid. Konspiracionet tashmë kanë nisur të shpërndahen kudo me britanikët që kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre në lidhje me padrejtësinë që pretendojnë.  

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Zyrtarizohet lista e Kombëtares së Shqipërisë për sfidën e parë eliminatore të “Euro 2024” kundër Polonisë në Varshavë, më 27 mars. Anis Mehmeti dhe...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...