Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“Plas” te Marseja, e gjitha skuadra kundër trajnerit

Aventura franceze e kroatit Igor Tudor mund të mbyllet ende pa nisur mirë (me sfidën e parë të Ligue 1 që është në program të dielën, kundër Reims). Siç bëjnë të ditur mediat franceze Marseja po përjeton një krizë të thellë, pasi metodat stërvitore të trajnerit kroat nuk pëlqehen në dhomat e zhveshjes nga skuadra që duket e destabilizuar pas largimit të Jorge Sampaolit.

Raportet mes trajnerit dhe skuadrës janë shumë të tensionuara, pasi tekniku, simpatik jashtë fushe, transformohet në dhomat e zhveshjes dhe në terrenin e lojës. “Nuk heziton të përballet me lojtarët duke u ulëritur”, deklaroi një burim i brendshëm për të përditshmen “La Provence”. E njëjta gazetë shkruan se kapiteni i skuadrës, Dimitri Payet, ka kërkuar një takim me presidentin Pablo Longoria pikërisht për të diskutuar për pozicionin e Tudor dhe metodat e tij të punës, që kanë krijuar një klimë tensioni në brendësi të grupit.

Të gjithë zërat vijnë pas ndarjes rrufe të muajit të kaluar me mikun e tij German Camoranesi, i cili dha dorëheqjen, për divergjencat që kishte me Tudorin, duke u përballur me të edhe para grupit. Ish-shoku i tij në kohët e Juves ishte i destinuar për të mbuluar rolin e krahut të djathtë të Tudorit, por u largua pas vetëm një jave bashkëpunimi me të.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...