Ligue 1

Plas te PSG, Neymar konfliktohet me shokët e skuadrës!

Kampionët e Ligës së parë franceze PSG numërojnë vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit duke shënur gjithashtu një disfatë edhe në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes dhe tanimë ashtu siç raporton prestigjozja franceze Le Parisien, ylli brazilian i skuadrës së PSG i demotivuar nga ecuria e klubit ku militon ka ngritur gishtin e akuzës drejt lojtarëve më të rinj të ekipit se kanë injoruar lojtarët veteranë dhe me shumë ekperiencë të kësaj skuadre. Neymar ka reaguar gjithashtu me nervozizëm edhe ndaj  komenteve të mbrojtësit 23-vjeçar të Parisit Presnel Kimpembe i cili pas disfatës të pësuar ndaj Nantes, u kishte kërkuar shokëve të skuadrës në dhomat e  zhveshjes të mos i kushtonin shumë rëndësi fjalëve të trajnerit Thomas Tuchel.

Në ndeshjen pasuese atë ndaj Montpellierit ishte Draxler ai që akuzoi ish- sulmuesin e Barcelonës mbi mënyrat e tij egosite të sjelljes në fushën e blertë dhe me përgjigjen e Neymar mësohet se situata ka precipituar mes tyre thuajse në një konflikt fizik. debati mes tyre ka arritur kulmin kur Neymar i është drejtuar Draxler me fjalë “kush je ti që më flet me ketë gjuhë”, e vetmja gjë që di të bësh është të pasosh topin. Është dashur ndërhyrja e trajnerit Tuchel dhe drejtorit sportiv Ander Herrera për të ndalur këtë debat të agravuar. Me pak fjalë pavrësisht titullit klima në skuadrën e Parisit nuk është ndër më optimalet dhe tanimë drejtuesit e klubit të Parisit me objektiva madhorë për sezonin e ardhshëm janë duke ridimensionuar prioritet e tyre si në organikë ashtu edhe në drejtim të stolit.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency