Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Platini: Më dënuan të mallkuarit e FIFA-s, VAR-i i bën arbitrat…

Rishfaqet Michel Platini. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ish-presidenti i UEFA-s akuzoi FIFA-n për dënimin e tij, si dhe komentoi edhe përdorimin e teknologjisë VAR.

“Skualifikimi nuk më dëmton, nuk e pranoj. Nuk e ndiej veten të skualifikuar. Zvicra më nxori të pafajshëm, duhet ta kishte bërë dhe FIFA, por nuk e bëri për arsye politike. Gjithçka ishte politike. Vendimin e atyre të mallkuarve të FIFA-s e shfrytëzova për të bërë ngë pushim pas 25 viteve impenjim. Nuk më intereson fare pezullimi, që është një palaçollëk prej të çmendurish. Tani çështja do të gjykohet nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Nuk mund të më pengojnë që të punoj në botën e futbollit.”

Platini, që ishte kundër që në krye të herës, foli edhe për VAR-in, që sipas tij, po i shndërron arbitrat në kukulla.

“Gjithmonë kam qenë kundër. VAR-i mund të ndihmojë, por më pas është interpretimi: vendos gjithmonë njeriu. Dizenjatorët i kanë shndërruar gjyqtarët në kukulla. Është e vështirë kur e humbet ndeshjen për një gabim të arbitrit, por mbetet njerëzore. Tani është teknologjia, që sërish gabon. Nuk është e mundur ta përcaktosh me saktësi të plotë që një ndërhyrje me dorë është ose e jo e vullnetshme. Duhet t’i lëmë njerëzit të luajnë mes tyre. Futbolli është shpikur për lojtarët, jo për arbitrat, që imponojnë rregullat e tyre. Kjo më mërzit shumë. Arkitektë të futbollit nuk janë arbitrat, por futbollistët.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...