Basketboll

Play Off: 36 pikë të “Splash Brother”, Warriors një fitore larg finales

Golden State Warriors vetëm një hap larg finales së madhe të NBA. Kampionët në fuqi të kompeticionit më elitar në botë në basketboll, iu imponuan 99-110 Portland Trail Blazers në sfidën e tretë të serisë, duke e çuar në 3-0 rezultatin në finalen e Perëndimit. Tashmë të besuarit e Steve Kerr janë vetë një fitore larg kualifikimit për herë të pestë radhazi në finale.

Të papërmbajtshëm në këtë përballje Stephen Curry dhe Draymond Green, me 56 pikë në total, më shumë së gjysmën e pikëve të shënuara nga e gjithë skuadra. “Splash Brother”, sikurse etiketohet Curry, shënoi plot 36 pikë, ndërsa Draymond Green koleksionoi “triple-double”: 20 pikë, 12 asiste dhe 13 rikuperime.

Blazers e nisën shumë mirë sfidën në “Moda Center”, duke e mbyllur pjesën e parë me 13 pikë epërsi, 66-53, por në pjesën e dytë vendësit vuajtën shumë mbrëmjen e keqe të Damian Lillard e CJ McCollum që nuk patën saktësinë e duhur në gjuajtje. Vetëm 33 pikë të realizuara nga Blazers në 24 minuta lojë, ecuri që u reflektua në dështimin për të shfrytëzuar faktorin fushë. Me rezultatin e serisë 3-0 për Warriors, është vetëm çështje kohe eliminimi i Portlandit, ndërsa Golden State tregoi se mbetet ekipi për t’u mposhtur në NBA, pasi dominoi edhe pa Kevin Durant dhe Cousin, që nuk luajtën në këtë ndeshje për arsye dëmtimi.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency