Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Play Off/Bucks fitojnë të parën me Raptors, nuk mjafton dyshja Leonard-Lowry

Milwaukee Bucks fituan 108-100 ndaj Toronto Raptors në ndeshjen e parë të serisë finale në Konferencën e Lindjes, duke shfrytëzuar faktorin fushë, çka u jep mundësinë të jenë më të qetë në përballjen e radhës, që do të zhvillohet po në “Fiserv Forum” të Milwaukee-t. Një sfidë disi e pazakontë për faktin se thuasje gjatë gjithë lojës ishin në epërsi kanadezët, por vendësit u shfaqën të papërmbajtshëm në momentet e fundit, falë lojës korale, duke triumfuar në fund me 8 pikë diferencë.

Raptors shkuan deri +13 pikë bë periodën e dytë, epërsi që në njëfarë mënyrë u ruajt deri në mesin e periodës së tretë, por më pas gjithçka foli për skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt.

Kawhi Leonard dhe Kyle Lowry spikatën për Toronton respektivisht me 31 pikë e 9 rikuperime dhe 30 pikë e 8 rikuperime, por dyshja e famshme nuk u ndihmua sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës.

Për Bucks më statistikat më të mira rezultoi Lopez, me 11 pikë e 9 “rebound”, ndërsa Antetokounmpo shtoi 24 pikë e 14 “rebound”.

Vlen të përmendet fakti që 5 basketbollistë të Bucks realizuan numër dyshifror pikësh.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...