Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Play Off/Bucks në finale të Lindjes, Warriors marrin kryesimin ndaj Rockets

Milwaukee është skuadra e parë që pret biletën e finales së konferencës (Lindje) në play off-in e këtij sezoni në NBA. Bucks, të drejtuar nga Mike Budenholzer, dhuruan një tjetër paraqitje fantastike, duke mposhtur në ndeshjen e 5-të Boston Celtics me rezultatin 116-91 dhe për ta mbyllur serinë gjysmëfinale të Lindjes me shifrat 4-1. Për herë të fundit Bucks kishin arritur në finale të konferencës në vitin 2001, kur u mposhtën 4-3 nga Philadephia 76ers.

Te Bucks, në këtë sfidë të 5-të me Celtics, spikati loja në grup, me plot 7 basketbollistë vendës që arritën numër dyshifror pikësh. Më i miri, pa dyshim rezultoi Giannis Antetokounmpo, që realizi 20 pikë, dha 8 asiste dhe rikuperoi 8 topa, ndërsa Khris Middleton dhe Eric Bledsoe ndihmuan respektivisht me 19 dhe 18 pikë.

Celtics paguan pasaktësinë në gjuajtjet për tri pikë, aq sa pikëshënuesi më i mirë rezultoi Kyrie Irving me vetëm 15 pikë.

Në duelin tjetër gjysmëfinal, por në Konferencën e Perëndimit, Golden State Warriors shfrytëzuan faktorin fushë dhe morën kryesinim e serisë në 3-2, pasi mposhtën 104-99 Houston Rockets në një tjetër përballje që u luftua fort deri në sekondat e fundit.

Një sukses i hidhur për kampionët në fuqi të NBA-së, që humbën në periodën e tretë Kevin Durant për shkak të një tërheqjeje muskulore, që me shumë mundësi e bën të pamundur praninë e tij në sfidën e radhës apo në atë 7-të, nëse Rockets fitojnë në shtëpi. Më i miri mbi parket rezultoi Klay Thompson me 27 pikë, ndërsa Stephen Curry u shfaq vendimtar në periodën e katërt, duke e mbyllur takimin me 25 pikë. Nuk mjaftuan për Rockets 31 pikët e James Harden dhe 19 pikë të Eric Gordon.

Përplasja e radhës zhvendoset në “Toyota Center” të Houstonit.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...