Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Play Off/Clippers tronditin Warriors, Rockets eliminojnë Jazz

Fitore e pabesueshme e Los Angeles Clippers 121-129 në parketin e Golden State Warriors, me rezultatin e serisë që shkon 3-2 në favor të ekipit nga Oakland. Skuadra e drejtuar nga Doc Rivers befason për herë të dytë në transfertë kampionët në fuqi të NBA, në një përballje që u vendos në minutat e fundit. Tashmë Clippers kanë avantazhin e fushës në sfidën e 6-të e do të kërkojnë me çdo kusht që ta zgjasin serinë deri në takimin final.

Protagonist i padiskutueshëm Lou Williams, me 33 pikë e 10 asiste. Trepikëshat e tij, 2 minuta e gjysmë para përfundimit u dhanë mundësi Clippers që të parakalonin Warriors, ndërsa 4 pikët pasuese të tij bënë që të krijohej një distancë sigurie në fund. Ndeshje shumë e mirë edhe për italianin Danilo Gallinari, që realizoi 26 pikë.

Çuditërisht, për Warriors nuk mjaftuan 45 pikët e një Kevin Durant fenomenal, ndërsa Steph Curry e Klay Thompson u ndalën respektivsht me 24 dhe 22 pikë.

Kualifikohet në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit Houston Rockets (4-1), duke mposhtur 100-93 në përballjen e pestë të serisë Utah Jazz. Edhe në këtë takim skuadrat qëndruar për pjesën më të madhe të lojës kokë me kokë, me diferencën që u bë në minutën e fundit, teksa Rockets ishin më të qartë në manovrën sulmuese.

Rubio i Jazz gaboi në gjuajtjen për tre, që do t’i kishte dhënë avantazhin skuadrës së tij, kur kishin mbetur vetëm 60 sekonda lojë, ndërsa topat e humbur nga Mitchell e Gobert u shfrytëzuan nga vendasit për pikët e fitores.

James Harden e mbylli takimin me 26 pikë, 6 asiste dhe 6 “rebound”, ndërsa Clint Capela regjistroi “double-double”, 16 pikë e 10 rikuperime.

Rockets presin fituesin e çiftit Warriors-Clippers për serinë e gjysmëfinaleve të Perëndimit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...