Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Play-off i NBA, Boston në gjysmëfinalet e Konferencës

Boston Celtics forward Jayson Tatum (0) blows a kiss to fans after hitting a 3-pointer against the Utah Jazz during the first half of an NBA basketball game Wednesday, March 23, 2022, in Boston. (AP Photo/Charles Krupa)

Boston Celtics mbyll llogaritë në ndeshjen e katërt dhe fluturon në gjysmëfinalet e Konferencës në Brooklyn, që e mbyll këtu sezonin. Përfundoi 112-116 për Celtics, me Netsat që edhe pse provuan deri në fund, nuk mund të bënin asgjë. Gara mbyllet nga Boston pavarësisht përjashtimit për 6 faulle të Jayson Tatum. Brooklyn që nga një disavantazh prej 15 pikësh në fund të periodës së tretë, ja dolën që maksimumi, të shkonin në -1 pikë 88 sekonda nga fundi, për t’u rrëzuar më pas.

Kevin Durant e mbylli me 39 pikë, 7 rikuperime dhe 9 asiste në 46 minuta e 39 sekonda lojë. Gjithsesi ylli i Nets realizoi 42% nga fusha dhe gaboi të vetmen goditje të lirë të mbrëmjes në momentin më të rëndësishëm. Bashkë me të, kishte dhe 23 pikë për Seth Curry dhe 20 për Kyrie Irving, por që nuk vendosën, pasi Celtics, triumfuan dhe fluturojnë në gjysmëfinalen e Konferencës me meritë. Marcus Smart ishte autori i 20 pikëve dhe 11 asisteve për të shoqëruar 22 pikët e Jaylen Brown, dhe 29 pikë nga Jayson Tatum, dominues absolut i kësaj serie bashkë me mbrojtjen e arkitektuar nga stoli i Celtics. Në raundin tjetër Boston do të ketë sërish faktorin fushë.

Telashe për Philadelphia 76-ers, që për të dytën ndeshje radhazi mposhtet bindshëm 88-103 nga Toronto Raptors, dhe tani është e detyruar të kthehet në Kanada me serinë në shifrat 3-2. 76-ers bënë një pjesë të parë te keqe, (10 topa të humbur, 35% e realizimit dhe një rezultat i pjesshëm 12-0 nga Raptors në fillim të periodës së dytë), teksa kishte një paraqitje nën tonus edhe nga Joel Embiid, në vështirësi me gishtin e madh të thyer, dhe i lodhur në aspektin fizik. 20 pikë, 11 rikuperime dhe 4 asite për të. Shumë më keq bëri James Harden që e mbylli me 15 pikë dhe 7 asiste. Në krahun tjetër pa Fred VanVllet, Raptors i besuan Pascal Siakam që realizoi 23 pikë, dhe 10 rikuperime, teksa çuan edhe 4 lojtarë të tjerë në numër dyshifor pikësh, për të kontrolluar një ndeshje ku nuk ishin kurrë në disavantazh që në minutat e para të takimit, dhe ku siguruan madje në momente të caktuara një diferencë prej deri 19 pikësh.

Dallas Mavericks gjunjëzuan Utah Jazz 102-77 në ndeshjen e pestë duke i shkaktuar disfatën më të thellë të serisë, në një sfidë ku përfituan nga një rezultat i pjesshëm 22-4 në periodën e dytë, dhe shkuan në një avantazh prej deri 30 pikësh në të tretën. Seria tani është 3-2 në favor të Mavericks. Luka Doncic i mjaftuan më pak se 33 minuta për të ruajtur mesataren e tij prej 33 pikësh në play off, të cilave ju shtoi dhe 13 rikuperime dhe 5 asiste, duke shënuar 50% të goditjeve nga fusha.

Bashkë me kontributin e tij pati dhe 24 pikë nga Jalen Brunson dhe 13 të Dorian Finney-Smith protagonist i një zënke në finalen e takimit. Pas një ndeshje pa shkëlqim prej vetëm 9 pikësh në 31 minuta e gjysmë, Donovan Mitchell doli nga fusha me shqetësime në këmbën e majtë, duke krijuar dyshimin për një dëmtim muskulor që mund të kompromentojë edhe më tej serinë e Utah. I vetmi që shpëton në sulm është Jordan Clarcson me 20 pikë nga stoli. Për Jazz tani sfida e 6-të është shansi i fundit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...