Basketboll

Play off/Kawhi Leonard befason 76ers, Nuggets barazojnë Blazers

Dy fitore të skuadrave udhëtuese që vendosën ekuilibër të plotë rezultatin në dy çifte, në Lindje dhe Perëndim.

Kështu, Toronto Raptors iu imponuan 96-101 Philadelphia 76ers, falë një Kawhi Leonard jonormal, që e mbylli takimin me 39 pikë, 5 asiste dhe 14 “rebound”, duke e barazuar serinë në 2-2. Dhanë kontribut të çmuar për ekipin kanadez edhe Marc Gasol me 16 pikë e Kyle Lowry me 14 pikë, ndërsa në radhët e skuadrës së drejtuar nga Brett Brown Jimmy Butler ishte më i miri me 29 pikë e 11 rikuperime, ndërsa dyshja Joel Embiid-Ben Simmons pati një mbrëmje zhgënjyese.

Sfidë e ekuilibruar dhe spektakolare mes Portland Trail Blazers dhe Denver Nuggets, me skuadrën në Colorado që mori një fitore të madhe me rezultatin 112-116, duke barazuar serinë në 2-2. I jashtëzakonshëm Jamal Murray me 34 pikë, ndërsa Nikola Jokic realizoi “triple-double” e radhës: 21 pikë, 11 asiste e 12 “rebound”. Shumë e rëndësishme edhe ndihma e dhënë nga Paul Millsap me 21 pikë e 10 “rebound”.

Nuk mjaftoi për Blazers forma e mirë e treguar nga dyshja C.J. McCollum-Damian Lillard me 57 pikë në total (29 dhe 28 pikë).

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency