Basketboll

Play Off/Kawhi Leonard çon Raptors në finalen e Lindjes, Warriors përballë Blazers në Perëndim

Përcaktohen edhe dy skuadrat e fundit finaliste në konferencat respektive në play off-in e NBA-së. Në Lindje, Milwaukee Bucks do të përballet me Toronto Raptors, ndërsa në Perëndim, kampionët në fuqi të Golden State do të matin forcat me Portland Trail Blazers.

Në “Scotiabank Arena” të Torontos, Raptors fituan 92-90 sfidën e 7-të finale ndaj Philadephia 76ers falë një koshi të realizuar nga Kawhi Leonard në momentin e rënies së sirenës për përfundimin e takimit. Në fakt, shifrat e Leonard në këtë përballje ishin vërtet mbresëlënëse. Ai shënoi plot 41 pikë, dha 3 asiste dhe rikuperoi 8 topa, duke fituar edhe duelin brenda sfidës me Joel Embiid të 76ers, që u ndal në 21 pikë, 4 asiste dhe 11 “rebound”, duke shpërthyer në lot në përfundim të takimit. Serge Ikaba shtoi 17 pikë të tjera për Raptors, nërsa Paul Siekam 11 pikë e 11 rikuperime.

Falë një C.J. McCollum në formë të jashtëzakonshme, Portland Trail Blazers bënë mrekullinë në parketin e Denver Nuggets, duke fituar sfidën finale të serisë 96-100. 37 pikë e 9 rikuperime realizoi “ylli” i Blazers, ndërsa Damian Lillard shtoi 13 pikë dhe 10 rikuperime. Ndalet këtu rrugëtimi për Nikola Jokic, 29 pikët dhe 13 rikuperimet e të cilit nuk mjaftuan për t’i dhuruar finalen skuadrës nga Colorado.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency