Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Play-off” në Bundesliga, Kahn: Do ishte super, Bayerni pro ideve të reja

Në Gjermani po diskutohet shumë rreth përfshirjes së dueleve “play-off” dhe “play-out” në Bundesliga. Të shumta janë mendimet dhe debatet nëse duhen bërë ndryshime në kampionat apo jo.

CEO i Bayern Munchen, Oliver Kahn është pro këtij propozimi, teksa thekson se do ta miratonte ndryshimin në futbollin gjerman. “Ideja e formateve të reja në Bundesligë si përfshirja e ‘play-off’, më emocionon.

Një format me gjysmëfinale dhe finale do të krijonte entuziazëm të madh te tifozët. Në fund të fundit, gjërat do të ndryshojnë edhe në Champions duke nisur prej vitit 2024.

Ne presim shumë nga kjo reformë, kështu që ka kuptim të vlerësojmë idenë e përfshirjes së takimeve ‘play-off’ dhe ‘play-out’ në Bundesliga. Bayern Munchen është gjithmonë i hapur ndaj ideve të reja”, theksoi Kahn.

Edhe në Itali po flitet rreth ndryshimit të formatit, me presidentin e FIGC (Federata Italiane e Futbollit) Gabriele Gravina që është pro ndryshimit në Serie A, por edhe divizionet e tjera të futbollit italian.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...