Serie A

Play-off për titullin dhe mbijetesën, hipoteza më reale për të mbyllur këtë sezon të Serie A!

Në Itali qeveria vendosi që të mos zhvillohet asnjë aktivitet sportiv deri në datën 14 qershor, një vendim ky që prish planet e ligës italiane të futbollit për rifillimin e këtij sezoni të Serie A, pasi aktorët të këtij kampionati kishin programuar që të riniste gjithçka në datën 13 qershor. Shtyrjet e vazhdueshme për shkak se nuk po gjendet një akord mes përsa i përket protokollit sanitar mes qeverisë italiane dhe ligës së futbollit, tashmë pas vendimit për të mos zhvilluar asnjë aktivitet sportiv deri në datën 14 qershor, data më e përshtatshme për  rifillimin është 20 qershori. Por duke patur parasysh që UEFA ka kërkuar mbylljen e kampionateve kombëtare deri në datën 3 gusht do të jetë shumë e vështirë që nëse Serie A rinis në datën 20 qershor të zhvillohen 12 raundet e mbetura të kampionatit, 4 ndeshjet e prapambetura si dhe gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Italisë dhe finalja e këtij kompeticioni.

Në këtë mënyrë ky sezon i Serie A mund të vijë me risi të mëdha sepse përveç aplikimit të 5 zëvendësimeve nga një skuadër gjatë një ndeshjeje sëfundmi në mediat italiane po qarkullon shumë hipoteza play-off, formulë që aplikohet në Serie B prej disa vitesh. Federata Italiane e Futbollit po mendon të modifikojë formulën e këtij kampionati duke e limituar në vetëm 10 dhe jo 12 siç u përfol fillimisht numrin e skuadrave që do të zbresin në fushë. 4 të parat, Juventus, Lazio, Inter e Atalanta do të duelojnë mes tyre me sfida me eliminim direkt për të fituar titullin, ndërkohë që 6 skuadrat e fundit të renditjes do të garojnë do të përballen mes tyre për të mos rënë nga kategoria. Ndeshjet do të zhvillohen të gjitha në qytete në qëndër të Jugut të Italisë. Një projekt jo i thjeshtë ky për t’u miratuar dhe që mund të marrë kundërshtimin e shumë klubeve, por që mund të jetë mënyra e vetme për të përfunduar këtë sezon futbollistik në Itali, i cili në rast të kundërt për shkak të pandemisë së koronavirusit mund të përfundojë para kohe.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency