Kategoria e Parë

Play Off/ Pogradeci e Oriku ndërrojnë vendet, Turbina siguron mbijetesën

Pogradeci është mposhtur me rezultatin 1-2 nga Oriku në ndeshjen Play Out të Kategorisë së Parë dhe nuk ia ka dalë të sigurojë mbijetesën.

Liqenorët kishin në favor dy rezultate nga tre në këtë sfidë, por nuk ia dolën të ruajnë qoftë edhe një barazim dhe tashmë do të garojnë në Kategorinë e Dytë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Oriku shënoi dy herë në pjesën e parë për të siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë, ndërsa Pogradeci ia doli të rihapë takimin në minutën e 80’, por pa shmangur dot humbjen.

Në ndeshjen tjetër të Play Out-it, skuadra e Turbinës ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Devollit, duke siguruar mbijetesën në Kategorinë e parë, ndërsa skuadra nga Bilishti do të mbetet në të Dytën edhe sezonin e ardhshëm.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency