Basketboll

Play Off/Raptors dhe Nuggets donimojnë me fitore të thella

Toronto Raptors morën kryesimin e serisë (3-2) në gjysmëfinalen e Lindjes në NBA, pasi shkatërruar 125-89 në ndeshjen e pestë Philadelphia 76ers. Një dominim absolut i skuadrës kanadeze, që pas një periode të parë të ekuilibruar, nisi shkëputjen, duke e mbyllur pjesën e parë me plot 21 pikë diferencën, 64-43. Në pamundësi për të ngushtuar hendekun në periodën e tretë, 76ers u dorëzuan në 12-minutëshin e fundit, ku shënuan vetëm 19 pikë, ndërsa diferenca në momentin e rënies së sirenës ishte plot 36 pikë, një rekord ky për Toroton në ndeshjet e fazës play off.

Të gjithë lojtarët e formacionit të parë të Raptors e mbyllën me numër dyshifror pikësh. Më i miri rezultoi Pascal Siekam me 25 pikë, i ndjekur nga Kawhi Leonard me 21 pikë e 13 “rebound”.

Fitore bindëse në sfidën e 5-të të serisë gjysmfinale në Konferencën e Perëndimit edhe për Denver Nuggets, që iu imponuan 124-98 Portland Trail Blazers, duke marrë epërsinë në 3-2. Edhe në këtë përballje rezultoi vendimtare perioda e dytë, me një rezultat të pjesshëm 34-22 për skuadrën nga Colorado, që e zgjeroi edhe më tej diferencën, teksa e nisi periodën e fundit me +28 pikë. Nuggets triumfuan në sfidën e dytë radhazi, pas asaj humbjeje 140-137 pas katër kohëve shtesë në ndeshjen e tretë, që u mendua se mund të linte pasoja psikologjike.

Shkëlqeu në radhët e Denverit Nikola Jokic me 25 pikë, 6 asiste dhe 19 rikuperime, Millsap me 24 pikë, ndërsa Jamal Murray shtoi 18 pikë e 9 rikuperime. Për Blazers nuk mjaftoi Damian Lillard, që e mbylli takimin me 22 pikë.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency