Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Play Off/Shkëlqen Steph Curry, Warriors fitojnë edhe të dytën me Blazers

Fitore me përmbysje e Golden State Warriors ndaj Portland Trial Blazers në ndeshjen e dytë finale të Konferencës së Perëndimit, me rezultatin e Serisë që thellohet në 2-0.

Në “Oracle Arena” sfida u mbyll 114-111 për kampionët në fuqi të NBA, që rikuperuan plot 17 pikë diferencë, të krijuar në favor të Blazers pak para se të mbyllej pjesa e parë.

Warriors shpërthyen në fillim të periodës së tretë me tre trepikësha radhazi dhe me një rezultat të pjesshëm 13-0 e ngushtuan diferencën në 66-69, për të marrë më pas epërsinë në fund të këtij 12-minutëshi. Në periodën e fundit pati luftë të ashpër mbi parket, por vendësit falë dhe mbështetjes së publikut në “Oracle Arena” triumfuan me 3 pikë më shumë.

Edhe pse mungonte Kevin Durant, një nga më të mirët e skuadrës së Steve Kerr, Warriors u udhëhoqën nga Steps Curry, që realizoi plot 37 pikë, dha 8 asisite dhe rikuperioi po 8 topa, ndërsa Klay Thompson shtoi edhe 24 pikë të tjera për vendësit. I rëndësishëm edhe “double-double” i Draymond Green, që firmosi 16 pikë e 10 rikuperime, ndërsa për Blazers nuk mjaftuan 23 pikët e 10 “rebound” të Damian Lillard dhe 22 pikët e CJ McCollum.

Tashmë takimi i tretë i serisë finale do të zhvendoset në “Moda Center” të Portlandit, ku Blazers duhet të marrin revanshin, për të shpresuar te kualifikimi në finalen e madhe të NBA.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...