Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Play Off/Warriors hakmerren ndaj Spurs, fitojnë 76ers dhe Spurs

Golden State Warriors hakmerren menjëherë për humbjen në përballjen e dytë në “Oracle Arena” me Los Angeles Clippers, duke dominuar 105-132 në “Staples Center”, ku shkëlqeu veçanërisht Kevin Durant me plot 38 pikë, ndërsa Stephen Curry shtoi edhe 21 pikë të tjera për kampionët në fuqi. Warriors i dhanë drejtimin e duhur sfidës së në periodën e parë me një rezultat të pjesshëm 24-41. Nuk mundën të bënin më shumë Ivica Zubac, që realizoi 18 pikë e kontrolloi 15 topa poshtë koshit, dhe Lou Williams, heroi i takimit të shkuar për Clippers, që e mbylli takimin me vetëm 16 pikë. Warriors marrin kryesimin e serisë me rezultatin 2-1, me takimin e radhës që zhvillohet po në “Staples Center”.

Falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Derrick, White, që realizoi 36 pikë, shifër që shënon edhe rekordin e karrierës së tij, San Antonio Spurs morën avantazhin e serisë (2-1) pasi mposhtën 118-108 Denver Nuggets. Pas White në radhët e teksanëve shkëlqeu edhe DeMar DeRozan, që 21 nga 25 pikët e tij i realizoi në pjesën e dytë. Për Denverin më i miri ishte Nikola Jokic me 22 pikë, 7 asiste dhe 8 “rebound”. Edhe sfida e katërt e këtij dueli do të luhet po në  “AT&T Center” të San Antonios.

Sukses në Lindje për Philadelphia 76ers, që fituan 115—131 në parketin e Brooklyn Nets, duke marrë kryesimin e serisë (2-1). 31 pikë realizoi Ben Simmons (rekord personal pikësh në sfidat play off), si dhe dha 9 asiste, ndërsa Tobias Harris shtoi 29 pikë dhe 16 “rebound” për 76ers, duke kompensuar në njëfarë mënyrë mungesën për arsye dëmtimi të Joel Embiid.

Rezultatet:

Brooklyn Nets-Philadelphia 76ers 115-131 (1-2)

San Antonio Spurs-Denver Nuggets 118-108 (2-1)

Los Angeles Clippers-Golden State Warriors 105-132 (1-2)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...