Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Pliskova feston për herë të dytë në karrierë në Brisbane

Te femrat edicionin e 11-të të turneut të Brisbane-t e fitoi Karolina Pliskova. Ndonëse humbi setin hapës 26-vjeçarja çeke u kthye gjithashtu dy herë nga disavantazhi i një game me break edhe në setin e dytë, për të fituar në fund gjithë ndeshjen me rezultatin 4-6, 7-5, 6-2 ndaj numrit 27 në klasifikimin WTA, tenistes ukrainase Lesia Tsurenko në 2h 10′ lojë, titulli i dytë për Pliskova-n në Brisbane, pas suksesit të vitit 2017, kur mposhti në finale francezen Alize Cornet.

Titullin e parë për vitin 2019 fitoi gjithashtu edhe Julia Gorges, që mposhti në Auckland në finale 18-vjecaren kanadeze Bianca Andreescu. 30-vjecarja gjermane mbrojti kështu me sukses titullin e fituar vitin e kaluar në Zelandën e Re, teksa përmbysi disavantazhin e setit të parë për të mbyllur krejt takimin me shifrat 2-6, 7-5, 6-1 ndaj adoleshentes me origjinë rumune, që ishte edhe befasia më e madhe e këtij edicioni, pasi më herët kishte eliminuar me radhë danezen Caroline Wozniacki dhe veteranen amerikane Venus Williams.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...