Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Plori: Kaq mundësi kemi, Kastrioti të mos paragjykohet

Trajneri i Kastriotit, Elvis Plori, në intervistën për “Gola pas Goli” pa humbjes me Teutën e pranoi se skuadra e tij me të drejtë etiketohet me e dobëta e kampionatit, por po mundohet të luajë futboll.

Mundësitë e Kastriotit: Të gjitha kanë të drejtë të thonë se është skuadra më e dobët. Mundësitë që kemi i kemi dhënë. Skuadra luajti futboll. Skuadra e Teutës nuk ka vuri asnjëherë në presion. Mungesa e eksperiencës së portierit solli penallti. Patëm një mundësi të mirë me Bardhin. Po ta kishim shënuar do ndryshonte situata. Në momentet më të mira tona ne ndëshkohemi. Ndikon edhe mungesa e eksperiencës. Të gjithë sportistet dhanë maksimumin. Krijuam aq sa patëm mungesa. Kur nuk shënon gjithçka mbaron.

Presioni te të rinjtë: Ata po luajnë, po tregojnë vlera. I kam marrë me dëshirë të madhe. Mungesa e eksperiencës te portier, që është vetëm 18-vjeç. Pati faj te penalltia. Te goli i dytë mungesa e eksperiencës, sepse duhet të merrej vesh me mbrojtësit. Duhet të ketë gërshetim, mos stabilizimi i mbrojtjes po na penalizon.

Paragjykimi i Kastriotit: E keqja në Shqipëri është se kur mbetesh në fund të tabelës, të vendoset këmba edhe nga gjyqtarit. Ne nuk po i marrim pikët, por për deri sa luajmë bukur dhe krijojmë mundësitë, ne duhet të stabilizojmë mbrojtjen dhe pikët do të vijmë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...