Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Plori: Ndeshje për të ardhur keq, të shkojmë me kokën lart në finalen e Kupës

Elis Plori, kuptohet, I zhgënjyer nga humbja me Tiranën, e vuri theksin te finalja e Kupës, drejt së cilës, sipas tij, duhet shkuar me kokën lart.

“Ndeshje për të ardhur keq, sepse në vend që të ishim më të motivuar, nuk ishte si në ndeshjen me Kukësin. Presioni mbi lojtarët e Tiranës nuk ishte, shënuan në dy raste që patën, kurse ne vuajtëm shumë në pjesën e sulmit. Mund të themi se ka të bëjë edhe cilësia, Seferi na ka vënë shumë në vështirësi.”

Finalja e Kupës: “Lojtarët duhet të gjejnë motiv dhe të jenë entuziastë drejt finales, duhet të jenë me kokën lart. Një pjesë e madhe e lojtarëve kanë shumë ndeshje në këmbë, nuk duhet të jemi negativë. Kjo skuadër ka dy vite që po bën mirë, por ka ndeshje si kjo e sotmja, kur duhet të jetë më agresive dhe më entuziaste.”

Rastet e humbura: “Nuk mund të harrojmë dhe ndoshta e kemi pasur të vështirë gjatë kampionatit që nuk shfrytëzojmë rastet. Kjo është ajo që më vret. Kur krijon 3-4 raste të pastra duhet të shënojë. Kemi shënuar shumë pak, nëse nuk shënon është e vështirë të fitosh. Shoh nervozizëm edhe te reparti i mbrojtjes, kur humben rastet. Ka një humbje besimi. Gjithsesi duhet të mendojmë pozitivisht para finales së Kupës.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...